Futboll Ligue 1 Sport

PAS FITORS NDAJ GUINGAMPIT/ Shënoi tripletë me PSG, Mbappe ka një mesazh për Real Madridin

Kylian Mbappé, 20-vjeçar, ishte sërish protagonist të shtunën. Ylli i PSG realizoi një tregolësh në fitoren e parizienëve 9-0 ndaj Guingamp, duke prenotuar ndriçimin e proxhektorëve edhe pas ndeshjes në intervistën e dhënë.

Pas fitores së thellë, dhe tre golave personal që i dhanë të drejtën të marrë topin në shtëpi, Mbappe foli ndër të tjera edhe për kontratën e tij aktuale me PSG dhe të ardhmen aq të përfolur.

“Jam shumë i lumtur me të tashmen time te Paris Saint-Germain. Kam një kontratë deri në 2021 dhe nuk është koha të mendoj për tjetër gjë. Real Madrid? Unë ndihem shumë mirë këtu, por në futboll dhe në të ardhmen nuk i dihet kurrë”, deklaroi ndër të tjera Mbappe.

Related posts

NIS PËRFORCIMET PËR CHAMPIONS/ Atalanta kërkon të “rrëmbejë” sulmuesin kolumbian…

Delo.autor

TAKIMI NË CHAMPIONS/ Ja REKORDET që synon “VAMPIRI Ronaldo”

Isa.Autor

ZYRTARE/ Humbja e Whyte i hap “dritën jeshile” duelit mes Fury dhe Joshua

Delo.autor

Leave a Comment