Futboll Seria A Sport

“ËSHTË NJË LOJTAR QË…”/ Marotta: Nuk mund ta lëmë të na shpëtojë nga duart

Beppe Marotta, administratori i deleguar i Inter, ka konfirmuar praktikisht kalimin e Diego Godin te zikaltrit. “Është një lojtar që nuk duam të na shpëtojë nga duart”, ka thënë ai.

“Nuk kemi asnjë dyshim se Mauro Icardi do të qëndrojë me ne, e vetmja gjë për t’u përcaktuar është dita e takimit për të nënshkruar marrëveshjen”.

Në lidhje me Godin: “Dua të theksoj se Inter është një klub shumë tërheqës dhe shumë lojtarë dhe menaxherë kanë trokitur në derën tonë. Kjo na bën të ndihemi të vlerësuar, sepse do të thotë se jemi një pikë referimi në botën e futbollit”.

“Ka kampionë që janë të gatshëm të vijnë dhe ne nuk duam që të na shpëtojnë nga duart, Godin është një prej tyre. Dua të theksoj gjithashtu se ai do të jetë një lojtar i lirë në qershor”.

Related posts

ZYRTARE/ Andriy Shevchenko bëhet trajner i klubit më të vjetër në Itali

Delo.autor

TRAGJIKE NË “WRESTLING”/ Ylli i mundjes vdes gjatë përballjes në ring (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ JAMES Rodriguez shumë PRANË klubit të madh ANGLEZ

Isa.Autor

Leave a Comment