Futboll Premier League

Wenger, i sinqertë për Sanchez: Edhe Manchester City hoqi dorë…

“Unë nuk e kuptoj se si një lojtar dëshiron të largohet nga Arsenali, por për 30 vjet në botën e futbollit kam mësuar se si punon njeriu. Kemi bërë gjithçka në fuqinë tonë, jemi përpjekur që ta mbajmë Alexisin në ekip me paratë që kemi. Madje, edhe Manchester City u desh të heqë dorë, kjo është e gjitha… “, – tha Arsene Wenger për largimin e sulmuesit kilen, Alexis Sánchez, i cili ka nënshkruar tashmë për Manchester United.

29-vjeçari largohet nga “Topçinjtë” për t’u bashkuar me ekipin e Mourinhos, pas tri viteve e gjysmë në klubin e Londrës. Lojtari e kishte shtyrë klubin londinez për muaj, që të bënte një rinovim me përmirësim thelbësor të pagës së tij. Së fundi, pasi nuk arriti një marrëveshje, Alexis nënshkroi për Manchester United, i cili do t’i paguajë atij 450.000 euro në javë.

Related posts

Manchester United interesohet për mbrojtësin e Partizanit të Beogradit, Svetozar Markovic.

Sadik.Autor

HEDH “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Juventus gati 30 milion paund për mbrojtësin e Premier…

Delo.autor

RISI NË GRUMBULLIM/ Reja kryen stërvitjen e parë me Kombëtaren nën… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment