Futboll La Liga Sport

TRANSFEROHET NË “CAMP NOU”/ Barcelona konfirmon blerjen e re me një video

Kevin-Prince Boateng është zyrtarisht një lojtar i Barcelona-s. Këtë e ka konfirmuar klubi me një video të postuar në Twitter.

Mesfushori, i cili mund të luajë edhe si sulmues, do të transferohet nga Sassuolo në Camp Nou në formë huazimi, me të drejtë blerje që thuhet të jetë rreth 8 milionë euro.

Boateng e njeh mirë kampionatin spanjoll pasi ka luajtur te Las Palmas, ku ka shënuar 10 gola në 28 paraqitje.

Barça ishte në merkato për të përforcuar repartin ofensiv pas largimit të Munir drejt Sevilla-s.

Duke parë edhe dëmtimet e shumta të Dembele dhe moshën e madhe të Luis Suarez, klubi katalanas ka zgjedhur Boateng dhe beson tek eksperienca e madhe e lojtarit.

 

Related posts

NUK BËJNË PJESË NË PLANET E TRAJNERIT CONTE/ Inter gati të largojë 3 anësorë, ja emrat

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Real Madrid mbllokohet nga Getafe dhe ndajnë pikët, ndërlikohet ndjekja e kreut

Delo.autor

Pesë takime në Superligë për ditën e sotme, FSHF vendos për “bilbilat” e të gjitha sfidave

Sadik.Autor

Leave a Comment