Futboll Sport

AKUZOHET PËR EVAZION FISKAL/ Mbërrin në gjykatë Cristiano Ronaldo, shoqërohet nga e dashura (VIDEO)

Superstari i futbollit Cristiano Ronaldo ka mbërritur në gjykatë në Madrid, në mes të një pranie të madhe të mediave, për t’u përballur me akuzat për evazion fiskal.

Gjyqtari refuzoi kërkesën e lojtarit për të dalë në video ose për të hyrë në ndërtesë me makinë për të shmangur mediat.

Ronaldo u paraqit në gjykatë i shoqëruar nga e dashura e tij Georgina Rodriguez.

Pritet që sulmuesi portugez të dënohet me një gjobë prej 18.8 milionë euro për mashtrim tatimor, si pjesë e një marrëveshje të arritur me autoritetet tatimore spanjolle.

Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar që Ronaldo të dënohet me 23 muaj burg.

Megjithatë, ai nuk do kalojë asnjë ditë në burg pasi dënimet deri në 2 vite përgjithësisht nuk zbatohen në Spanjë për shkelësit e parë për krime jo të dhunshme.

Seanca dëgjimore nis në orën lokale 9:50 dhe pritet të zgjasë vetëm pak minuta pasi marrëveshja ti paraqitet zyrtarisht gjyqtarit.

Gjyqtari do japë vendimin përfundimtar sot (22 janar) ose në ditët e ardhshme.

Related posts

Manaj nuk mjafton, kuqezinjtë e pësojnë në fund nga Sllovakia

Sadik.Autor

RONALDO “THYEN” RREGULLAT E FIZIKËS/ Shikoni si CR7 shënon nga prapa portës (VIDEO)

Isa.Autor

Real, pas fitores në Champions përgatit goditjen e radhës ndaj PSG-së

Q.Autor

Leave a Comment