Bundesliga Futboll

“Mund të shkosh në ferr”, tifozët e Schalkes “kryqëzojnë” Goretzkan

Tifozët e Schalke 04 nuk e kanë pritur mirë njoftimin e largimit të Leon Goretzka drejt Bayern Munich këtë verë, gjë të cilën e treguan edhe në ndeshjen e fundit të Bundesligës, dje, kundër Hanover 96. Gjatë ndeshjes në fjalë, në të cilën Goretzka ishte startues, tifozët shfaqën një baner të madh, ku lexohej:

“As paratë, as titujt nuk janë më të vlefshëm se skuadra jonë, por kushdo që nuk e vlerëson këtë, mund të shkojë në ferr”.

Kjo pjesa e fundit e fjalisë i referohet Goretzka, duke pritur të largohet për te Bayern Munich në qershor, kur ai të jetë i lirë, ndaj klubi bavarez nuk do të paguajë asgjë për transferimin e tij.

Related posts

Largimi i mundshëm i Courtois drejt Realit, Chelsea i ‘qepet’ Donnarummës

Q.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Bylisi i Dovedan mposht Apoloninë në derbi

Delo.autor

FITUAN SUPERKUPËN/ COSTA  falënderon klubin që nuk e lejoi largimin e GRIEZMANNIT

Isa.Autor

Leave a Comment