Futboll Seria A

Di Francesco: Merituam më shumë, Dzeko një projekt i rëndësishëm

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, fajëson lëndimet për nivelin e dobët fizik të Romës në barazimin 1-1 ndaj Interit.

Zikaltrit ishin më të mirë në këtë takim, posaçërisht në pjesën e dytë, por kjo u arsyetua nga tekniku italian.

“Kemi bërë një paraqitje të mirë për 65-70 minuta, pastaj skuadra humbi intensitetin dhe kisha pak opsione në mesfushë”, ka thënë Di Francesco për Mediaset Premium.

“Gabimi më i madh që kemi bërë është se nuk arritëm të mbyllim kundërshtarët mirë. Për fat të keq, nuk kisha opsione, kështu që bëra ato zëvendësime që kisha mundësi në mënyrë që të limitoja sulmet e tyre nga krahët. Interi shfrytëzoi gabimin tonë”.

“Nuk ishim të mbrehtë dhe gabuam shumë në pasime. Nëse shikon lojtarët në bankën rezervë kisha vetëm dy qendërmbrojtës, sulmues apo lojtarë të rinj”.

“Largohemi me keqardhje, pavarësisht problemeve që kishim ne kemi udhëtuar këtu për tri pikë. Merituar më shumë, ashtu si në ndeshjen në shtëpi (Roma 1-3 Inter)”.

Roma ka shënuar vetëm katër gola në gjashtë ndeshjet e fundit, dhe me këtë rast Di Francesco u pyet se çfarë do të bënte në rast se Edin Dzekon kalon te Chelsea.

“Dzeko është një projekt i rëndësishëm, ndryshe nuk do startoja me atë. Nuk jam në krye të tregut të transferimeve, pra ato nuk janë pyetje për mua, mund të them vetëm se është lojtar i rëndësishëm”, ka shtuar tekniku italian.

Related posts

Lojrat Mesdhetare: Boksieri Zeneli i siguron medalje Shqipërisë, Smajlaj në finalen e kërcimit

Isa.Autor

E BUJSHME/ PSG dëshiron yllin Lewandowski, agjenti i bomberit polak zbarkon në Paris

Delo.autor

SEKRETET E SUPERDYSHES LUKAKU-LAUTARO/ Mes shtëpisë, punës dhe rrjeteve sociale

Delo.autor

Leave a Comment