Futboll Seria A Sport

ALARMI TEK JUVENTUSI/ 3 titullarë përfundojnë në spital, mungojnë në sfidën e radhës

Trajneri Massimiliano Allegri nuk ka marrë aspak lajme të mira sot nga infermieria, pasi 3 lojtarë nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen që bardhezinjtë do të luajnë ndaj Lazio, të dielën në “Olimpico” (ora 20:30). Në ndeshjen e vështirë ndaj Lazio do të mungojnë Miralem Pjanic, Sami Khedira dhe Joao Cancelo, për probleme të ndryshme. Ata sot janë stërvitur veçmas me grupin dhe nuk do të jenë në fushë ditën e diel.

Skuadra e Juventusit, pas pushimit të së martës, ka nisur sot fazën përgatitore për ndeshjen e radhës, stërvitje që u zhvillua në temperature të ulta për shkak të një dëbore të lehtë që binte. Ka munguar vetëm Cristiano Rolando, që kishte një ditë më shumë pushim se të tjerët, për shkak të udhëtimit në Madrid ditën e martë. Trajneri Allegri ka zhvilluar një stërvitje të lehtë dhe nesër do të vendosë për zëvendësuesit e 3 lojtarëve të dëmtuar.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Juventus tentoi t’i merrte Atletico-s goditjen e janarit, por Lyon nuk…

Delo.autor

PAS SHKARKIMIT NGA UNITED/ Mourinho mes kërkesash, pas Realit….

Isa.Autor

PËR PAK IU SHKATËRRUA FAMILJA/ Wayne Rooney shpëton nga shantazhet, i mbyll gojën 3 bjondeve me…

Delo.autor

Leave a Comment