Futboll Seria A Sport

STATISTIKA TË ÇUDITSHME/ Më i mirë se Messi, CR7, Mbappe & Co. Buffon është i vetmi në Europë

Gianlugi Buffon futbollist i mbaruar? Shkoi në Francë për pushime? Nuk duket aspak kështu. Në pritje për të parë nëse transferimi te Paris Saint-Germain shërbeu për të shtuar trofetë në vitrinën e ish-kapitenit të Italisë dhe Juventus, vetë portieri veteran po shijon dominimin e skuadrës së tij në kampionat, aty ku në fakt titulli kampion duket që tashmë i hipotekuar.

Në realitet, Buffon ka luajtur gjatë fazës së parë të kampionatit vetëm në gjysmën e ndeshjeve të kalendar, duke konsideruar që në muajt e parë të sezonit, trajneri Tuchel i kishte dhënë më shumë hapësira Alphonse Areola, me qëllim që portieri i ri me origjinë nga Filipinet, të arrinte formën e duhur për tre ndeshjet në Champions, në të cilat kampioni i botës do të duhej të luante me çdo kusht, ndikuar nga skualifikimi i Buffon që në përballjen Real Madrid-Juventus e edicionit të kaluar.

E gjithë faza e parë, e ndikuar edhe nga ky fenomen, ka përcaktuar një statistikë shumë të çuditshme, në të cilën, thjeshtë për diskutim, Buffon vazhdon të udhëheqë e të diktojë me lavdi. Super Gigi është në fakt futbollisti i vetëm në pesë kampionatet më elitare europianë që ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura në kampionat, 9 fitore në 9 ndeshje.

Mund të mendohet se është e thjeshtë në Ligue 1, por Buffon ia ka dalë të evitojë dy barazimet e vetme të PSG në kampionat. Madje edhe në Champions gjërat nuk kanë vajtur aspak keq, duke konstatuar se vetëm barazimi 2-2 në shtëpinë e Napolin “ndot” statistikën e Buffon. Bilanci i përgjithshëm i portierit legjendar Italian që aktivizohet te PSG është 13 fitore në 14 ndeshje.

Related posts

Laçi gjen zëvendësuesin e Qaqit, është ish-mbrojtësi i Tiranes

Sadik.Autor

MANOVRA E FUNDIT PËR…/ Akuza nga Spanja: Hileja e PSG-së kundër rregullave

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Mascherano: Messi më ka ndihmuar për të kaluar tek Barcelona. Guardiola s’do të më kishte…

Delo.autor

Leave a Comment