Futboll Seria A Sport

MILANI NUKI DI TË NDALET/ Një talent francez dhe një kthim i bujshëm

Milan dhe Leonardo, pas blerjes së Krzysztof Piatek nga Genoa, duan t’i dhurojnë trajnerit Gattuso sulmuesin e krahut që kërkon prej kohësh dhe bëhet fjalë për një njohje të vjetër të kuqezinjve.

Në fakt, “Djalli” po kërkon të kthejë Gerard Deulofeu, sulmuesin spanjoll që ka lënë një kujtim të bukur në  gjashtë muajt e kaluar në Milanello në 2017-ën.

Deulofeu, i cili ka një kontratë deri më 30 qershor të 2020-ës me anglezët, është një nga pikat më të forta të skuadrës së Javi Garcia-s: 16 ndeshje, 3 gola dhe 3 asiste.

Leonardo shpreson të bindë Watford-in me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes. Ndërkohë, është drejt mbylljes operacioni për talentin francez Aurelien Tchouameni, për të cilin Milan do t’i paguajë 10 milionë euro Bordeaux-së.

Related posts

FEDERATA MERR VENDIMIN/ Shtyhen ndeshjet në Premier dhe Bungesliga, ja shkaku

Delo.autor

Formacionet zyrtare, Belgjikë – Portugali

Sadik.Autor

MESSI DREJT INTERIT? Ja lëvizja që nxjerr zbuluar argjentinasin

Delo.autor

Leave a Comment