Futboll Premier League Sport

I “ÇMENDUR” PAS YLLIT ARGJENTINAS/ Hazard: Shpresoj që të shohim në fushë…

Eden Hazard, fantazisti belg i Chelsea, e ka mirëpritur blerjen e sulmuesit argjentinas Gonzalo Hugain. Pas kualifikimit të “bluve” në finalen e Carabao Cup (eliminuan Tottenham), belgu tha: “Kishim nevojë për një goleador si ai. Mund të jetë njeriu i duhur për këtë rol, pasi është një futbollist që shënon shumë dhe krijon shumë hapësira në partin e avancuar”.

Ardhja e Higuain do të thotë që Hazard do të rikthehet në rolin e tij të preferuar, atë të fantazistit dhe jot ë sulmuesit kryesor, ku është aktivizuar shpesh kohët e fundit nga trajneri Sarri. “Unë shpresoj që të shohim në fushë Higuain-in më të mirë. Gjithsesi, të gjithë e dimë që në ekip ka ardhur një lojtar i madh, që ka treguar vlerat e tij kudo që ka luajtur”, u shpreh Hazard.

Related posts

“SASSUOLO ËSHTË NJË SKUADËR ME SHUMË KARAKTERISTIKA”/ Pioli: Më vjen shumë keq për Ibrahimovic, pasi…

Delo.autor

Zidane realist: PSG-ja po zhvillon një sezon të pabesueshëm…

Q.Autor

Ndodh edhe kështu/ Rusët po “grabisin” financiarisht turistët e huaj

Sadik.Autor

Leave a Comment