Futboll Premier League Sport

“ALARM” PARA SFIDËS NDAJ LEICESTER/ Dy lojtarët e Liverpoolit lënë stërvitjen për shkak të…

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka deklaruar sot gjatë një konference për shtyp se Fabinho dhe Virgin van Dijk kanë probleme shëndetësore dhe nuk janë në formën më të mirë. Të dy këta lojtarë nuk kanë qenë të pranishëm sot në stërvitjen që “reds” zhvilluan në qendrën e tyre stërvitore, madje pritet të mungojnë edhe për disa ditë. Për pasojë, ata janë në dyshim për ndeshjen që kryesuesit e Premier League do të zhvillojnë më 30 janar ndaj Leicester në “Anfield Road”.

Këta dy lojtarë i shtohen listës së lojtarëve të dëmtuar dhe që janë ende në infermieri, si Georginio Wijnaldum dhe Trent Alexander-Arnold, por që janë në fazë rikuperimi. Trajneri Klopp u shpreh se shpreson që të katërt këta lojtarë mund të jenë në 100% të formës së tyre në ndeshjen ndaj West Ham, më 4 shkurt.

“Ata po rikuperohen gradualisht dhe shpresoj që shpejt të jenë gati. Edhe dëmtimi i Van Dijk nuk është i rëndë, ndoshta kalohet me pak pushim”, tha Klopp. Ktë fundjavë nuk ka ndeshje për skuadrën e “reds”, pasi Liverpool është eliminuar nga Kupa e Anglisë.

Related posts

DITA E SË VËRTETËS PËR TIRANËN/ 5 bardheblu do të dëshmojnë për dyshimet ndaj Bylisit para…

Delo.autor

PRAPASKENA/ Ylli i larguar në fund të sezonit: Spalletti nuk më donte tek INTERI

Isa.Autor

JUVENTUS APO ATLETICO MADRID PËR HYSAJN? Flet babai: Ja e vërteta, ofertë konkrete ka bërë…

Delo.autor

Leave a Comment