Futboll Seria A Sport

TJETËR GODITJE TEK MILANI/ Leonardo blen “Pepe” nga Sporting, shmang konkurrencën me….

Tjetër goditje e Milan që i dhuron vetes një mbrojtës të ri. Blerja më e fundit e kuqezinjve quhet Tiago Djalo, i lindur në vitin 2000 dhe që i zbarkuar së fundmi në Milano, të shtunën do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me “Djallin”. Kuqezinjtë kanë paraprirë konkurrencën e Manchester City dhe Lazio në garën për yllin portugez të Sporting.

Ideja e Leonardo dhe Monchada është që t’i mundësojnë futbollistit të përshtatet duke u aktivizuar fillimisht tek ekipi Primavera, nën drejtimin e Federico Giunti, por me shansin për tu bashkuar me ekipin e parë, për të zënë vendin e Simic, të huazuar te Frosinone.

Në fakt Milan beson shumë tek aftësitë e luzitanit, të cilin në Portugali e krahasojnë me Pepe. I mbërritur prej vetëm pak kohësh në Itali, portugezi tha për “Sky Sport” fjalët e tij të para si milanist: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Forza Milan!”.

Related posts

Kaosi në derbin e Stambollit, Besiktas merr një vendim ekstrem

Sadik.Autor

Merr formë Champions League 2018/2019, ja ekipet pjesëmarrëse…

Sadik.Autor

I BEFASON TË GJITHË/ Klopp: Po të isha me të vërtetë i zgjuar, në verë do të…

Delo.autor

Leave a Comment