Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA TEK “LOS BLANCOS”/ Sekreti i Real Madrid është një “rreshter” nga Italia

Real Madrid është rikthyer së fluturuari. Për arsyet dhe motivin. E përditshmja spanjolle, shumë pranë klubit madrilène ka zbuluar sekretin e përmirësimit të ndjeshëm të Los Blancos në javët e fundit, veçanërisht në nivel fizik. Sekreti vjen nga Italia.

Antonio Pintus, i etiketuar si “rreshteri” për metodat e tij, vjen nga Torino dhe është një faktor përcaktues në fitoret e fundit të klubit madrilène. Përgatitësi Italian, i mbërritur në kryeqytetin spanjoll në 2016, ka kontribuar në fitoret e firmosura nga Zizou dhe ka rigjetur hapësirë dhe konsideratë te Real Madrid pas largimit të Lopetegui. Futbollistët e kanë mbështetur gjithmonë, veçanërisht Macelo, i cili i pat dedikuar edhe një gol.

Senatorët e Los Blancos nuk kanë humbur kurrë besimin te cilësitë e ekspertit Italian dhe me fillimin e vitit të ri, duket se kanë bindur edhe pjesën tjetër të skuadrës, që t’i besojnë dhe të dorëzohen sërish te trajtimi i Pintus.

Rezultatet nuk mungojnë. Real Madrid është shumë më tonik dhe nuk shkon me gjuhën jashtë në minutën e 90’. Krejt e kundërta ndodhi me Oscar Caro, i identifikuar si një prej përgjegjësve kryesorë të drejtimit falimentues të firmosur nga Lopetegu. Ai dhe përgatitja e tij që nuk u kapërdinë kurrë nga futbollistët, tashmë enden në harresë.

Janë shifrat ato që flasin vetë. Menaxhimi nga Pintus ka dhënë menjëherë frytet. Real Madrid, nga gushti e më tej, kur ka kaluar në disavantazh, nuk ka gjetur kurrë forcën për të përmbysur rezultatin.

Ndërkohë në kohët e fundit regjistrohen fitore me përmbysje ndaj Girona, apo dhe me gola në minutat e fundit, sikurse ndaj Betis dhe Sevilla. Tre të dhëna përbëjnë një provë, veçanërisht e fundit, kur ndaj andaluzianëve, kampionët e Europës u imponuan në minutat finale, duke çbllokuar rezultatin në 12 minutat e fundit të ndeshjes.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Verona. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

Cristiano Ronaldo “frikson” Portugalinë/ Ylli luzitan do të mungojë ndaj Blegjikës

Sadik.Autor

SPEKTAKËL NË “SAN SIRO”/ “Zikaltërit” mposhtin me “POKER” Torinon, Lukaku “HERO” me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment