Futboll Ligue 1 Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ RENNES/ Tuchel konfirmon: Këtë fundjavë do të fle gjumë i qetë

Në prag të ndeshjes që skuadra e PSG-së do të zhvillojë të dielën në mbrëmje ndaj Renne në League 1, trajneri Thomas Tuchel u shpreh se më në fund dëshirat e tij po nisin të realizohen. Trajneri i ekipit kampion të Francës tha se marrëveshja me mesfushorin argjentinas Leandro Paredes, që luan me Zenit, është thuajse e mbyllur. Së shpejti ai do të jetë në Paris.

“Që marrëveshja të mbyllet duhet që të hidhen firmat, por gjërat duket se janë në rrugën e duhur. Besoj se brenda ditës së diel do të kemi zyrtarizimin. Kjo do të thotë se jam disi më i qetë, pasi vjen përforcimi i parë në mesfushë. Verratti? Ende nuk po stërvitet me grupin, por është më mirë. Të gjithë po punojnë që ai të rikuperohet sa më shpejt”, tha Tuchel.

Related posts

LA LIGA/ Befason Zidane, aktivizon të birin që nga minuta e parë

Sadik.Autor

Lajm i mirë për milanistët, u rikthehet një yll

Sadik.Autor

ISH-KAPITENI LE KOSOVËN PËR SHQIPËRINË/ Një mbrojtës më shumë për Panuçin

Isa.Autor

Leave a Comment