Futboll Seria A Sport

MILAN – NAPOLI/ “Kuqezinjtë” do të synojnë të ruajnë vendin e katërt (FORMACIONET ZYRTARE)

Milani mbetet konkurent i fortë për top katërshe në Serie A, në mënyrë që të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por sonte do të përballet me një detyrë shumë të vështirë sepse e pret Napolin në San Siro.

Por, Milani do të kërkojë hakmarrje për humbjen 3-2 në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Sao Paolo dhe kështu të ruajë hapin dhe vendin e katërt në përpjekje për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Napoli është skuadra e vetme që po i bën presion sadopak liderit të padiskutueshëm të ligës elitare italiane, Juventusit, pas ndodhet në vendin e dytë me nëntë pikë më pak.

Prandaj Carlo Ancelotti synon që ta mundë përsëri ish-skuadrën e tij dhe t’i afrohet në gjashtë pikë Zonjës së vjetër.

Për Milanin nuk starton blerja më e re dhe zëvendësuesi i Gonzalo Higuainit, polaku Krzysztof Piatek, i cili është në stol dhe mund të debutojë sonte.

Takimi derbi i kësaj jave në Serie A nis në orën 20:30 dhe zhvillohet në San Siro.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paquetá; Suso, Cutrone, Calhanoglu

Napoli: Meret, Karnezis, Ghoulam, Luperto, Maksimovic, Hysaj, Diawara, Hamsik, Ounas, Verdi

Related posts

GLADIATORËT/ Zbuloni sportet e tjera të IBRËS, POGBAS, EVRAS dhe BOATENGUT

Isa.Autor

PRITET T’I JAPË FUND PEZULLIMIT 3 MUJOR/ Ja kur do të rifillojë futbolli në Premier League

Delo.autor

LAJM I KEQ TEK KAMPIONËT E SUPERIORES/ Mungesa tek Tirana, trajneri Dede “arnon” formacionin ndaj Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment