Futboll Premier League Sport

KLUBI KUNDËR SARRIT/ Nën “kërcënimin” e Hysaj reagon edhe kapiteni i Chelseat…

Ndodh një katrahurë, mbërrin kritika dhe dikush ngre kokë dhe kundërshton. Një dinamikë e shpërndarë që mund të përsëritet në çdo fushë dhe çdo skuadër, por konkretisht është skenari i aplikuar te skuadra e Chelsea-t nën drejtimin e trajnerit italian Maurizio Sarri, i tërbuar për shkak të disfatës në derbin ndaj Arsenal. Ish-tekniku i Napolit kritikoi të tijtë por gjeti kapitenin e skuadrës, Cesar Azpilicueta që bëri rolin e mburojës për shokët e ekipit.

Mbrojtësi spanjoll ka marrë pozitat e kapitenit te Blutë e Londrës, me ardhjen e Maurizio Sarri, kur jo shumë vonë nga mbërritja e italianit në Londër, trajneri eliminoi ish-liderin Gary Cahill. Një trajner ka gjithë të drejtën të irritohet pas humbjes së një ndeshje të rëndësishme, sidomos nëse ka kuptuar se futbollistët, sidomos Willian, kanë luajtur nën kapacitetin e tyre, apo sikurse ka cilësuar vetë Sarri për “The Times”: “nën kufirin e të pranueshmes”.

Në përfundim të derbit, Sarri kishte deklaruar se ishte shumë i nevrikosur dhe se futbollistët e tij janë ekstremisht të vështirë për tu motivuar. Nga ana tjetër, është gjithashtu e pranueshme që lideri i një grupi, kur mendon se shefi po shkon përtej cakut, të thotë të tijën. Kështu, Cesar Azpilicueta, pasi ka marrë ankesa nga vetë WIllian, bën mburojën për shokët e skuadrës dhe diskuton me trajnerin Italian.

Sarri nuk mund të ankohet kurrsesi. Ishte pikërisht ai që ekzaltoi aftësitë e një lideri te futbollisti i tij spanjoll dhe është pikërisht kjo që bën një lider, merr mbi vete përgjegjësi, rrezik dhe merr për dore grupin për të tentuar të përmirësojë gjithçka së bashku. Në fakt, sikurse raporton “Times”, duket se ish-trajneri i Napolit ka vlerësuar lidershipin e dëshmuar nga spanjolli.

Si të nevrikoset me mbrojtësin, veçanërisht nëse po tenton me çdo kusht që ta zëvendësojë atë? Për më tepër me aq shumë të dëshiruarin, por absolutisht jo të sigurtin në realizim të tratativës, shqiptarin Elseid Hysaj që aktivizohet te Napoli në Seria A. Me transferimin e mbrojtësit të përfaqësueses së Shqipërisë, Azpilicueta do të humbte vendin e tij në formacion. Shpëtimi i vetëm për spanjollin do të ishte aktivizimi i tij në qendërmbrojtje, zonë të cilën e mbulon gjithashtu mirë. Gjithsesi, mes trajnerit dhe futbollistit lider të Chelsea-t gjithçka është sheshuar, të paktën momentalisht, pasi spanjolli u aktivizua si titullar në fitoren kundër Tottenham në Carabao Cup.

Related posts

ITALI/ Java e 21 e Serie B, njihuni me të gjitha ndeshjet që zhvillohen mbrëmjen e sotme (FOTO)

Q.Autor

“E KAM ËNDËRR TË PËRFAQËSOJ SHQIPËRINË”/ Mesfushori Ethemi: Sfida Partizani-Kukësi? Mendoj se fiton…

Delo.autor

​Klopp e mbron Salahun pas akuzave për simulim, “FAF” nuk pranoi ta dënojë egjiptian

Delo.autor

Leave a Comment