Futboll Seria A Sport

NDESHJA NDAJ LAZIOS/ Cristiano Ronaldo ka një motiv për të shënuar sonte, fjala është për…

Juventus udhëton drejt Romës sot në mbrëmje, aty ku do të përballet me Lazion për javën e 21- të kampionatit dhe Cristiano Ronaldo do të kërkojë të shënoj që të qëndrojë në gjurmët e Quagliarela sa i përket golashënuesve të Seria A.

Sulmuesi portugez do të ketë edhe një motiv më shumë për të shënuar sot. Fjala është për Sergio Ramos, i cili kurrë nuk e ka komentuar largimin e tij nga Real Madrid, teksa në fitoren e fundit në Copa del Rey mbrojtësi shënoi dy gola.

Me fjalë nuk është shprehur kurrë për largimin e CR7 por me gjeste e bëri këtë herë. Në të dy golat Ramos festoi në të njëjtën mënyrë që festonte dikur në Madrid vetë Ronaldo, “yo estoy aquí” (Jam unë këtu), që e simbolizon me gishtin drejt fushës.

Ky gjest është parë më shumë si një replikë në drejtim të sulmuesit 33-vjeçar, si për t’i përcjellë mesazhin se Real Madrid nuk ia ka nevojën atij. Gjithsesi Ronaldo gjithmonë përgjigjet në fushë me golat e tij dhe sot do jetë dyfish i karikuar për të shënuar.

Related posts

E ARDHMJA E ICARDIT NË UDHËKRYQ/ Interi piketon dy gjigantët e sulmit për…

Delo.autor

TIRANA “POKER” NË KUPËN E SHQIPËRISË/Flet trajneri Mema: Nuk punohet nën presion, “Demave” i bëmë…

Delo.autor

JUVENTUS SFIDON LIVERPOOL/ Gati t’i “rrëmbejë” 18-vjeçarin objektiv për mbrojtjen

Isa.Autor

Leave a Comment