Futboll Sport

Ka luajtur 10 ndeshje ndaj 8 ekipeve të 1/8-ve, “profesor” Tite njeh ADN-në e rivalëve

Botërori është futur në fazën e nxehtë ku 14 skuadrat e mbetura kanë ëndrrën e madhe për të fituar Kupën. Dhe Brazili, i cili është një nga favoritët kryesorë, ka nisur analizën e kundërshtarëve. Vëmendja është përqendruar te Meksika, por ka një fakt interesant për “Seleçaon”. Që nga koha kur drejtimin e skuadrës e mori trajneri Tite, Brazili ka luajtur 10 ndeshje me rivalët e mundshëm në fazën e ardhshme.

Duke llogaritur edhe ekipet që u eliminuan mbrëmjen e djeshme, Tite dhe Brazili zhvilluan këto përballje me 8 skuadra të ndryshme, të cilat fituan të drejtën për të luajtur në fazën e 1/8-ave. E vetmja humbje e brazilianëve erdhi ndaj Argjentinës në miqësore, ekip që u eliminua ditën e djeshme. Bilanci i ndeshjeve të tjera është 6 fitore dhe 3 barazime.

I NJEH RIVALËT

Trajneri Tite e mori drejtimin e Brazilit në vitin 2016 dhe nga ajo kohë ka punuar me synimin e vetëm për t’u përfaqësuar denjësisht në Botërorin e këtij viti. Fati donte që “Seleçao” të përballej në eliminatoret e Amerikës së Jugut me disa skuadra që siguruan kualifikimin në 16-she dhe të zhvillonte miqësore me skuadra gjithashtu që kishin potencial dhe mund të dilnin përpara në rrugëtimin drejt finales në Rusi.

Po ashtu, ata njohin edhe ekipin zviceran, me të cilët u përballën në fazën e grupeve dhe barazuan 1-1. Në 10 sfidat e zhvilluara, verdhejeshilët shënuan 19 gola dhe pësuam 6. Lojtarët aktualë kanë mundësinë që edhe në fazën e ardhshme në rast se kalojnë Meksikën të kapin një rival, me të cilin nuk janë përballur ende, siç është Franca.

Por, këto skuadra janë analizuar në mënyrë të detajuar nga stafi i Tites dhe mbi të gjitha nga trajnerët e ligës braziliane. Ata kanë punuar prej kohësh, duke parë shumë ndeshje në vitet e fundit, në mënyrë që të gjejnë mekanizmat e duhur për të fituar dhe për të mos u surprizuar.

Related posts

VIDEO/ Manchester City kalon në avantazh ndaj Leicester, ja autori i golit

Q.Autor

DEL POZA TURPËRUESE/ Blerja e bujshme e Realit feston me “yjet” e PSG-së (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA hedh poshtë “thashethemet”: Merr vendimin për sistemin VAR në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment