Futboll Premier League Sport

E FUNDIT/ Manchester Unitedi merr vendimin përfundimtar për trajnerin Solskjaer

Drejtuesit e Manchester United kanë deklaruar sot se nuk do të marrin asnjë vendim deri në fund të këtij sezoni në lidhje me emrin e trajnerit që do të drejtojë “djajtë” sezonin e ardhshëm. Edhe pse trajneri aktual Ole Gunnar Solskjaer u afrua për të qenë i “përkohshëm”, 8 fitoret e tij radhazi në po kaq ndeshje të luajtura kanë bërë që ai të jetë kandidat serioz për stolin e United.

Ndaj dhe klubi do të marrë një vendim përfundimtar për Solskjaer në fund të sezonit, për të parë se si do të jetë ecuria e trajnerit norvegjez. Trajneri 45-vjeçar shpreson që të vijojë serinë pozitive në krye të United, që të martën do të luajë në Premier League ndaj Burnley, duke shënjestruar Champions League.

Duke parë se skuadra po luan mirë dhe po fiton, atëherë klubi ka vendosur të mos nxitohet në vendimin që do të marrë në lidhje me trajnerin që do të ulet në stolin e “Old Trafford” sezonin e ardhshëm 2019-2020. Ata duan të shohin nëse Solskjaer është mjaftueshëm i aftë të drejtojë skuadrën edhe në momente të vështira dhe se si do të menaxhojë lojtarët deri në fund të sezonit.

Related posts

Nga RONALDO tek LUIZ/ Ndiqni momentet më QESHARAKE të gazetarëve (VIDEO)

Isa.Autor

MIQËSORE/ Testi i fundit, Teuta e mbyll me humbje minifazën në Maqedoni

Delo.autor

AFRIMI I BALE TEK TOTTENHAM/ Mourinho “thumbon” Zidane: Shpresoj që në fund të sezonit të gjithë…

Delo.autor

Leave a Comment