Futboll Seria A Sport

HARROJENI YLLIN KROAT/ “Rilindja” e Milanit është vetëm për meritën e atij

Nëse Milan ndodhet në zonat e larta të klasifikimit kjo nuk është vetëm meritë e klubit, trajnerit dhe merkatos që po kryejnë kuqezinjtë por edhe e portierit 19-vjeçar Gigi Donnarumma. Në ndeshjet e fundit, portieri i Milanit dhe kombëtares “azzurre” po bën një paraqitje të shkëlqyer, duke qenë vendimtar me pritjet e tij.

Në 7 ndeshjet e fundit të Serisë A, skuadra e Milanit ka mbyllur 5 prej tyre pa pësuar gol (ndaj Torino, Bologna, Frosinone, Genoa dhe Napoli), dukë pësuar gol vetëm nga Fiorentina dhe Spal. Një sinjal ky se mbrojtja e kuqezinjve po nis të funksionojë, ashtu sikurse edhe portieri është rikthyer ai i dikurshmi.

Ndaj Napolit, Donnarumma nuk gaboi asnjëherë, duke i pritur të 6 gjuajtjet që përfunduan në kuadratin e tij. Madje ai ndihmoi skuadrën edhe në moment të vështira, duke mos përsëritur gabimet e sezonit të kaluar. Portieri dhe mbrojtja duket se janë kthyer në armën më të fortë të Milanit, që tani pret të shpërthejë edhe në sulm me golat e Piatek.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Champions Qarabag-Partizani. Rezultati 2-0

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Hamburgu bie mes flakëve, Dortmund humbet ndaj Hoffenheim

Sadik.Autor

Jose Mourinho është i gatshëm të heqë dorë nga Darmiani për Sandron

Q.Autor

Leave a Comment