Futboll Seria A Sport

“IMPAKT I MIRË NË…”/ E nisi ndeshjen nga stoli, Ja vlerësimi i mediave italiane për Ndojin

Emanuele Ndoj, mesfushori shqiptar, i cili luan me Breshian, është futur në minutën e 65-të, të ndeshjes mes ekipit të tij dhe Spezias.

Në momentin që ai u fut në fushën e lojës, rezultati ishte 3-4, në disfavorin e Breshias. Pra ekipi i tij kishte pësuar plot katër gola. Me hyrjen e tij mesfusha u stabilizua dhe erdhi goli i barazimit. 22-vjeçari është vlerësuar me notën 6 dhe komenti për të ishte: “Impakt i mirë në ndeshjen, punon mirë dhe hyn mirë në rastet e krijuara.”

Breshia momentalisht ndodhet në vendin e dytë dhe ka plot 36 pikë, një pikë më pak se Palermo e vendit të parë. Me këtë formë që ka ekipi me shumë mundësi do të shohim Ndojn në Serinë A sezonin që vjen.

Related posts

E TRISHTË/ Ndërron jetë ish-lojtari dhe trajneri i njohur si pasojë e sëmundjes së rëndë

Delo.autor

KOMPLIMENTON PSG-NË PËR GODITJEN NË MERKATO/ Benatia: Kanë marrë më të mirin e 10 viteve të ardhshme

Delo.autor

REKORD HISTORIK NË CHAMPIONS/ Thiago Silva: Mbappe është i jashtëzakonshëm!

Delo.autor

Leave a Comment