Futboll Sport

Ministri serb kujton Vokrrin: Ishe vëlla i ndershëm, mik dhe njeri i mirë

Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Serbisë, Branko Ruzhiç ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Ruzhiç kujtoi Vokrrin, që ka shkëlqyer në fanellën e Partizanit të Beogradit, si një njeri të ndershëm.

“Ishe vëlla i ndershëm, mik, njeri dhe Partizanas me zemër. Faleminderit Fadil për të gjitha. Prehu në paqe”, shkroi Ruzhiç.

Legjenda e futbollit kosovar ndërroi jetë si pasojë e një komplikimi shëndetësor, të cilin nuk mundi ta tejkalojë as pasi u dërgua me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit.

Related posts

KËRKOHET NGA NAPOLI DHE TOTTENHAM/ Lojtari i “Los Blancos” mendon largimin, merr ofertë joshëse nga…

Delo.autor

E BURGOSËN/ Verrati pas arrestimit nga POLICIA: Jam penduar, doja të jepja…

Isa.Autor

Dy ndeshjet e tetorit/ Ja programi mediatik dhe stërvitor i kombëtares

Isa.Autor

Leave a Comment