Futboll Seria A Sport

JUVENTUS NUK NJEH KUNDËRSHTAR/ Ronaldo i dhuron përmbysjen

Juventus ka mundur 2-1 Lazion në transfertë dhe ka bërë një hap më shumë drejt mbrojtjes së titullit. Pas kësaj fitoreje, në fakt, bardhezinjtë kryesojnë me një avantazh prej 11 pikësh ndaj Napolit.

Bardhekaltrit kanë shpërdoruar një rast të artë, duke parë se e kanë vënë në vështirësi gjatë gjithë ndeshjes skuadrën e Allegrit, veçanërisht në pjesën e parë, në të cilën kampionët në fuqi të Italisë nuk kanë bërë asnjë gjuajtje në kuadrat.

Nuk ndodhte që nga sezoni 2004/05 që Juventus ta mbyllte pjesën e parë të një ndeshjeje të Serie A pa asnjë goditje të bërë në portën kundërshtare.

Në fakt, goditja e parë në kuadrat e bardhezinjve ka ardhur në minutën e 59-të të sfidës së luajtur në “Olimpico”, por ka qenë në portën e gabuar, me Emre Can që ka kaluar në avantazh ekipin kundërshtar me një goditje me kokë.

E dyta, ajo e golit të barazimit 1-1, ka ardhur në të 74-ën dhe është realizuar nga Joao Cancelo. Ky moment ka zgjuar torinezët, që në minutën e 88-të kanë shënuar edhe golin e fitores me Cristiano Ronaldon, i cili ka transformuar në gol penalltinë e fituar nga Cancelo.

Related posts

NUK PËRBALLON SJELLJET RACISTE/ Tërhiqet nga futbolli në moshën 28-vjeçare…

Delo.autor

Befason ish-mesfushori i Kukësit dhe Flamurtarit, 29-vjeçari tërhiqet nga futbolli

Isa.Autor

Formacionet zyrtare, Belgjikë – Portugali

Sadik.Autor

Leave a Comment