Futboll

Gigi Buffon: Ronaldon e vlerësoj shumë, me kalimin e kohës ai sa vjen edhe përmirësohet akoma më shumë

Gigi Buffon në një lidhje direkte nga Facebook i UEFA-s i është përgjigjur pyetjeve të shumta që i janë bërë nga tifozët. Numri një i portës së Juventus ka kujtuar edhe debutimin e tij në Ligën e Kampionëve të cilin e ka rrëfyer mes emocionesh.

“Mbaj mend që ishte një garë krejtësisht e re për mua në atë kohë kur luaja me Parmën. Ka qenë një ndeshje me tension, pasi ishte eksperiencë e re dhe patëm disa shqetësime”- ka thënë 40-vjeçari.

Ndër të tjera ai foli edhe për shokët e skuadrës, Higuain, Chiellini dhe Mandzukic dhe paraqitjen e tyre në Champions.

“Prej disa vitesh po luaj me këto djem dhe janë lojtar të shkëlqyer që i japin siguri skuadrës. Falë kontributit të tyre Juventus po bën një sezon të madh”.

I pyetur për përballjen me Cristiano Ronaldon, i cili në takimin e fundit që pati me të në finalen e vjetshme të UCL, i ka shënuar dy gola, Buffon nuk i kurseu komplimentet për portugezin. Numri një i portës së “Zonjës së Vjetër” e ka krahasuar sulmuesin e Real Madrid me ish-sulmuesin francez David Trezeguet.

“Ronaldon e vlerësoj shumë, me kalimin e kohës ai sa vjen edhe përmirësohet akoma më shumë. E admiroj shumë sepse është një person praktik dhe shkëlqen në atë çfarë bën. Në vitet e fundit ka vërtetuar që është lojtar inteligjent, ka ndryshuar pozicionin e tij, shpenzon më pak energji se më parë, është më i përpiktë, para portës është vërtetë një “vrasës”. Me këtë shkëlqim, formë që po kalon ai kam parë vetëm Trezeguet. Kam pasur fatin të luaj ndaj Ronaldo brazilianit, ndaj Ibrahimovic, por Cristiano Ronaldo po koleksionon rekorde.

Gardiani dhe njëkohësisht kapiteni i kombëtares italiane ka kujtuar edhe finalen e Botërorit 2006-të, të cilën e ka cilësuar si një ndër ndeshjet më të bukura të karrierës së tij.

“Gjermani – Itali në Botërorin 2006-të është padyshim një nga ndeshjet më të bukura të karrierës sime si futbollist”- ka thënë Gigi.

Juventus pret më 4 prill në shtëpi kampionët e Champions League në kuadër të fazës çerekfinale. Ndeshjen e kthimit bardhezinjtë udhëtojnë drejt Madridit ku do të zbresin më 11 prill në “Santiafo Bernabeu” ku do të mësojmë edhe skuadrën që do të kalojë për në raundin tjetër.

Juve arriti të eliminojë Tottenhamin në fazën e 1/8-ve duke prerë biletën për në fazën tjetër. Buffon e ka pranuar që dëshiron t’a mbyllë karrierën si futbollist profesionist pasi të ngrejë trofeun e Champions, por tani mbetët se sa do ta ndihmojnë shokët e skuadrës për të arritur këtë qëllim. 40-vjeçari mbeti pa shijuar edhe emocionet e Botërorit “Rusi 2018”, pasi “axurrët” u eliminuan në fazën Play Off nga Suedia.

Related posts

RRËFEN “PERANDORI” I FUTBOLLIT/ Adriano: Morattën e kisha si baba, refuzova…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË CHELSEA/ Trajneri Tuchel me ide të qarta, kërkon dy mbrojtës të Bundesligës

Delo.autor

SHTOHEN RASTET E TË PREKUVE ME COVID-19/ Koronavirusi ndërpret kampionatin e parë në Europë

Delo.autor

Leave a Comment