Futboll Premier League Sport

“UNË PO PËRGATIS…”/ E ardhmja tek Manchester Unitedi, Solskjaer jep sinjalin e fortë

Emërimi i Ole Gunnar Solskjaer në krye të pankinës, rezultoi të ishte një vendim i shenjtë për Manchester United. Nën drejtimin e norvegjezit, “Djajtë e Kuq” kanë koleksionuar jo pak por 8 suksese të njëpasnjëshme, duke zhytur portugezin Jose Mourinho në harresë.

Gjithsesi, e ardhmja e ish-sulmuesit të Manchester United, tashmë në rolin e trajnerit, është në dyshim, nëse “Djajtë e Kuq” do të vendosin konfirmimin e tij edhe për sezonin e ardhshëm, apo nëse në “Old Trafford” do të drejtojë një tjetër trajner, me më shumë eksperiencë.

Vetë Solskjaer, në prag të përballjes me Burnley, deklaroi se po punon që tani për të ardhmen, pavarësisht nga ai që do të jetë e fati i tij.

“Unë po përgatis skuadrën për sezonin e ardhshëm, pavarësisht nëse do të jem ose jo në krye të ekipit. Dua që skuadra të sulmojë gjithmonë dhe deri tani kemi marrë rezultatet fantastike, duke realizuar edhe performanca të mira. Unë ndihem si një produkt i Manchester United. Këtu nisa karrierën time si trajner dhe ishte këtu që kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës time si futbollist”, deklaroi Solskjaer.

Related posts

“EDY REJA NUK RREZIKON ASGJË”/ Presidenti Duka flet për mediat italiane: Ai ka pjesën e tij të gabimeve, por…

Delo.autor

NUK ISHTE NË BOTËROR/ Klubi gjerman interesohet për DËSHTIMIN e Man United

Isa.Autor

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Daja: Kampionati shqiptar ka shumë çudira, ju tregoj pse nuk…

Isa.Autor

Leave a Comment