Futboll Sport

“TOPI I ARTË 2018″/ Njihuni me 10 FAKTET INTERESANTE për listën e të nominuarve

Lista me 30 emrat të nominuar për të fituar “Topin e Artë” 2018 është kryefjalë e ditës së sotme. A e meritojnë të jenë në atë listë? Kush do të shpallet fituesi? Sa janë shanset e Messi-it dhe Ronaldos për ta fituar për të 6 herë këtë çmim? A do jetë ky viti i Luka Modriç që do finalizohet me “Topin e Artë? Janë këto disa nga pyetjet që dëgjohen më së shumti, pyetje të cilat marrin përgjigje vetëm më 3 dhjetor.

Deri atëherë, Goal.com na sjell disa fakte shumë interesante lidhur me listën e të nominuarve.

Fakti 1

8 – Numri i lojtarëve nga Real Madrid. “Los Blancos” fituan Champions League për të tretën herë radhazi dhe është klubi me më shumë përfaqësues.

Fakti 2

14- Është numri i të nominuarve nga La Liga. Është kampionati me më shumë përfaqësues, për t’u ndjekur nga Premier League (11), Ligue 1 (3) dhe Serie A (2).

Fakti 3

14- Cristiano Ronaldo është futbollisti që është nominuar më shumë, plot 14 herë, më pas Lionel Messi (13).

Fakti 4

12- Është numri i të nominuarve që nuk kanë qenë pjesë e listës së “Topit të Artë” 2017, shifër më e ulët krahasuar me vitet e kaluara.

Fakti 5

2- Është hera e dytë që Kylian Mbappé nominohet për “Topin e Artë”. Ky është rekordi i ri i vendosur për futbollistët poshtë moshës 20-vjeç.

Fakti 6

0-Është numri i italianëve dhe gjermanëve në listë.

Fakti 7

7- Është numri i francezëve në listë. Ky është kontigjenti më i madh nga “Les Bleus” që nga edicioni i vitit 1998, vit ku fitoi një francez për herë të fundit (Zinedine Zidane).

Fakti 8

13- Është numri i lojtarëve mbi moshën 30-vjeç. Cristiano Ronaldo është më i madhi, 33.

Fakti 9

15- Është numri i sulmuesve në listën e të nominuarve për “Topin e Artë” 2018. Gjithashtu janë 7 mesfushorë, 4 mbrojtës dhe 4 portierë.

Fakti 10

27-Është numri i lojtarëve që kanë qenë të pranishëm në Rusi për Kampionatin Botëror. Tre të tjerët janë Jan Oblak, Karin Benzema dhe Gareth Bale, të cilët u lanë jashtë.

Related posts

BOTËRORI/ Zhgënjen Kroacia, Modric me shokë mbeten “thatë”. Maroku i merr pikë

F.autor

PLAS TEK EKIPI I LA LIGAS/ Shkarkohet trajneri pas 9 muajsh. Drejtori sportiv jep menjëherë dorëheqjen pas lajmit

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Rey MANAJ i shënon Levantes, por Albacete dorëzohet te penalltitë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment