Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA HIGUAIN-CHELSEA/ Rrezikon të dështojë transferimi në Angli

Sapo ka mbërritur në Londër, me kërkesë të personalizuar të trajnerit Maurizio Sarri, i aftë për të triumfuar edhe ndaj rezistencës së klubit në investimin mbi një 30-vjeçar, Gonzalo Higuain mund të dëshmojë që tani një rrezik që i kanoset të ardhmes në Angli.

Pasi la Milan-in në fund të një aventure vetëm 6-mujore, në tërësi të dështuar me pak minuta dhe shumë pak gola, Pipita u transferua te Chelsea me formulën e huazimit nga Juventus për 6 muaj, të rinovueshme edhe më një tjetër sezon të plotë, por transferimi definitiv i argjentinasit rrezikohet për shkak të problemeve të klubit të Bluve të Londrës.

Referuar raportimeve të “The Guardian”, në fakt Chelsea është në rrezik të madh bllokimi të seksioneve të ardhshme të merkatos, për shkak të shkeljeve të supozuara ndaj rregullave të transferimit të disa futbollistëve të rinj, sikurse u ka ndodhur më parë klubeve si Atletico Madrid dhe Barcelona. Për këtë arsye, Juventus dhe Higuain ndjekin zhvillimet të interesuar, por njëherësh edhe të shqetësuar.

Related posts

SKANDAL/ Mesfushori Xhaka viktimë e abuzimit racial nga tifozët e Arsenal në rrjetet sociale

Delo.autor

Klopp refuzon Bayern: Dua të fitoj titullin në Premier League

Q.Autor

Kërkesa për pezullimin e vendimit të UEFA-s, reagon Skënderbeu: Ja kur CAS merr vendimin

Sadik.Autor

Leave a Comment