Futboll La Liga Sport

SOLARI E PRISTE ME PADURIM/ Dëmtohet sërish në stërvitje ylli i skuadrës…

Pikërisht atëherë kur pritej që të ishte gati për t’u rikthyer në fushë, Marco Asensio është dëmtuar sërish sot pasdite në stërvitjen e radhës së skuadrës së Real Madrid. Mesfushori me tipare sulmuese ka munguar në 9 ndeshjet e fundit të skuadrës “merengues” dhe trajnerit Solari e priste me padurim, por tashmë i duhet të presë ende.

Trajneri Solari organizoi sot një mini-ndeshje me lojtarët, ku në fushë ishte edhe Asensio, që u detyrua të tërhiqej pas vetëm pak minutash lojë. Mesfushori 23-vjeçar pritej të rikthehej në fushë ditën e enjte, në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Girona, por rikthimi është shtyrë sërish pa afat.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, lojtari është dëmtuar gjatë stërvitjes si dhe ka patur dhimbje të mëdha, duke kërkuar menjëherë ndërhyrjen e stafit mjekësor. Mësohet se futbollisti ka pësuar një ndrydhje të këmbës dhe gjatë ditës së nesërme do t’i nënshtrohet një kontrolli më të detajuar për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Related posts

XHAMPAOLO NË RREZIK/ Trajneri francez i dërgon mesazh Milanit (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Arsenal-Sheffield. Rezultati 1-1

Delo.autor

POLEMIKAT PËR ÇËSHTJEN “HYSAJ”/ Presidenti Duka: Disa tifozë kanë humbur logjikën, është absurde

Delo.autor

Leave a Comment