Futboll Sport

GJESTI I RONALDOS PAS ZËVENDËSIMIT/ Trajneri i Portugalisë nxjerr bllof Sarrin: Të gjithë më pyesin për CR7 sepse…

Kristiano Ronaldo është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, për shkak të atij episodi gjatë zëvendësimit në ndeshjen me Milanin.

Portugezi u largua menjëherë në drejtim të dhomave të zhveshjes, dhe u largua nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Sarri u shpreh se e zëvendësoi 34-vjeçarin, për shkak se ky i fundit vuante një dëmtim dhe nuk mund të tregonte një performancë të mirë.

Megjithatë për ta nxjerrë blof teknikun italian, ka menduar trajneri i Portugalisë, Fernando Santos. Ky i fundit në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Lituaninë, është shprehur se Ronaldo nuk vuan nga ndonjë dëmtim.

“Nëse ai nuk do të ishte në formë unë nuk do të grumbulloja. Të gjithë pyesin për Ronaldon, dhe kjo ndodh sepse ai është lojtari më i mirë në botë. Ai nuk vuan nga ndonjë dëmtim, dhe është shumë mirë. Kjo konferencë nuk ka të bëjë vetëm për sulmuesin, por për ndeshjen Portugali-Lituani.”, u shpreh Santos.

Related posts

White: Do ta dënojmë McGregor pasi gjykata të marrë vendimin

Sadik.Autor

VIDAL E MORATA/ “Maestro” Pirlo provon të rikthejë… shoqërinë e vjetër

Delo.autor

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Shehi do të ruajë kreun: Ta mbajmë këtë avantazh dhe të mos gabojmë

Delo.autor

Leave a Comment