Futboll Premier League Sport

ARRIHET AKORDI/ Newcastle thyen rekordin e transferimeve me blerjen e mesfushorit…

Newcastle ka arritur marrëveshjen me Atlanta United për transferimin rekord të Miguel Almiron.

Mesfushori i MLS është nisur nga Amerika në Britani ditën e martë për të kryer vizitat mjekësore.

Shifra mendohet të jetë rreth 22 milionë euro, e cila do të thyente shumën rekord të 18 mln eurove për Michael Owen në vitin 2005.

Atlanta e kishte vlerësuar 35 milionë euro lojtarin, por ka ulur pretendimet dhe Almiron tani pritet të firmosë me Newcastle.

Trajneri Rafa Benitez është shprehur këtë javë se klubi po punonte për disa blerje të reja përpara se të mbyllet merkato, por nuk garantoi asgjë.

Newcastle është në bisedime me Benfica-n për huazimin e Andreas Samaris. Gjithashtu, po negociohet me Monaco për një transferim të ngjashëm për mbrojtësin Antonio Barreca.

Related posts

ALARM TEK MANCHESTER UNITED/ “Zhduket” Martial

F.autor

FERENCVAROS-BARCELONA/ Starton sulmuesi Uzuni kundër “Katalanasve” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E ZBULON AGJENTI I BRAZILIANIT/ Sulmuesi i Chelsea ka oferta nga 5 klube

Delo.autor

Leave a Comment