Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

E PABESUESHME/ Sulmuesi Sadiku humb rastin e artë për shënim, trajneri vendos duart në kokë (VIDEO)

Armando Sadiku ndryshoi ekip në merkaton e janarit, teksa u larguar nga skuadra turke e Erzurumspor, për të kaluar në Bolivi, me skuadrën e Bolivarit. Megjithatë, ndonëse po aktivizohet rregullisht, as me këtë skuadër sulmuesi i Kombëtares nuk po kalon një moment shumë të mirë.

Ditën e djeshme, Bolivari luajti me Bloming na kampionat, ku fitoi 2-0, por vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr pikërisht Sadiku.

Ky i fundit ka humbur disa raste të mira shënimi në zonë, duke mos mundur ta dërgojë dot topin në fundin e rrjetës. Moment i mirë ishte ai i minutës së 71’, kur elbasanasi shkëputet bukur pas një topi të marrë dhe shfaqet i vetëm me portierin, megjithatë ky i fundit arrin ta ndalë gjuajtjen e lojtarit. Edhe pak minuta më pas Sadiku kishte një tjetër mundësi, por gjuajtja e tij nga brenda zone, përfundoi jashtë, me trajnerin e Bolivarit që nuk i besonte syve, duke vendosur duart në kokë.

Related posts

SKANDAL/ U pezulluan pasi munguan në testet antidoping, dy kampionët e botës i drejtohen CAS

Delo.autor

“ËNDRRA EVROPIANE PËRFUNDOI BABI”/ Chicharito nuk mban dot lotët (VIDEO)

F.autor

Tifozët katalanas kanë një kërkesë të veçantë për kapitenin e tyre

Q.Autor

Leave a Comment