Futboll Ligue 1 Sport

NUK HARRON TË KALUARËN/ Buffon: Juventus doli e fituar nga ai transferim

Buffon ka hyrë në vitin e tij të 42-të të jetës, por vazhdon të ëndërrojë, veçanërisht Champions League-ën, që shpreson ta bëjë të vetën me PSG-në. Italiani nuk harron as të kaluarën e tij dhe në një intervistë për revistën “FourFourTwo” është kthyer të flasë për kalimin e tij nga Parma tek Juventus për 72 milionë euro, plus kartonin e Jonathan Bachini-t.

Një shifër jashtë merkatos në atë kohë dhe Super Gigi nuk harron: “Nëse kthehemi mbrapa te transferimi im tek Juventus, shifra që ata kanë shpenzuar është kritikuar shumë. Megjithatë, në  fund kam qëndruar te bardhezinjtë për 17 vite dhe mendoj se Juventus ka bërë një nga marrëveshjet më të mira të historisë së saj”.

Buffon ka folur edhe për trashëgimtarët e tij të mundshëm, disa prej të cilëve janë paguar më shumë se 72 milionë euro: “Ederson, Kepa dhe Alisson janë të tre shumë të rinj, siç isha dhe unë kur u transferova tek Juventus. Mendoj se skuadrat e tyre nuk do të kenë nevojë për portierë për një kohë të gjatë”, ka thënë italiani.

Related posts

“Autogoli” vendos një rekord dhe konfirmohet mbreti i golave në Rusi

Isa.Autor

BASTET/ Luajnë për kualifikimin në Conference League, ja si kuotohet Vllaznia ndaj AEL-it…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid-Bayern, miqtë besojnë te përmbysja

Sadik.Autor

Leave a Comment