Futboll Sport

PARA NDESHJES NDAJ UKRAINËS NË NATIONS LEAGUE/ Luis Enrique: Ekipi im është si një “Ferrari”

Luis Enrike thotë se Spanja e tij është si një Ferrari, por sot do të ketë përballë një tjetër ekip të jashtëzakonshëm dhe për të marrë fitoren duhet bërë maksimumi. Trajneri i “Furisë së Kuqe” foli për Ramosin dhe Ansu Fatinë.

UKRAINA- “Është një skuadër që i qëndron besnike mënyrës së lojës. E kam studiuar mirë. Ne na duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të fituar, ashtu siç bëmë në Madrid. Pavarësisht mungesave që do të kenë, ekipi i Shevçenkos i bën mirë gjërat në fushën e lojës. Duhet të kemi durim në këtë proces maturie. Kanë një trajner të zotin dhe shumë të mirë”.

ADAMA- “E shoh mjaft mirë si zëvendësues, por edhe si titullar. Është një lojtar që mund të na ndihmojë shumë”.

FATI- “Markimi një kundër një është problem i madh jo vetëm për sulmuesit, por për të gjithë. Objektivi ynë është që të krijojmë avantazhe dhe hapësira për sulmuesit tanë. Pastaj çdo ndeshje ka historinë e saj. Fati është vetëm 17 vjeç, por e di mirë se çfarë vështirësish do të ketë në një ndeshje. Kundër Zvicrës ishte një ndeshje e vështirë për të gjithë sepse ata bënë presion lart, por e zgjidhëm. Fati i di mirë detyrat që ka në fushën e lojës”.

PUBLIKU- “Duhet të mësohemi me faktin që do të ketë tifozë në shkallët e stadiumeve. Është një gëzim i madh për të gjithë. Rikthimi në normalitet është pozitiv”.

MESFUSHA- “Është pozicioni dhe roli që duhet të bëjë sa më shumë gjëra në fushë. Duhet të organizojë lojën, të shkatërrojë aksionet kundërshtare, të shoqërojë presingun te futbollisti më i mirë i rivalëve…”.

Luis Enrike

MBROJTJA- “Të gjithë mbrojtësit janë të rëndësishëm dhe kanë bërë ndeshje të shkëlqyera. Unë marr vendime për të mirën e Spanjës. Serxho Ramos është lider, por ai e di që edhe në këtë moshë mund të mësojë shumë gjëra”.

FERRARI- “Nëse ne jemi Ferrari, Ukraina është një lloj tjetër Ferrari”.

OBJEKTIVI- “Duhet të jemi më mirë sesa rivali, të fitojmë ndeshjet dhe të mbarojmë të parët në grup”.

FITORJA 4-0- “Shqetësimi është i madh si në ndeshjen e parë. Ukraina është ekip i fortë dhe për të fituar duhet të bëjmë më mirë sesa ata në fushën e lojës”.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Laçi, Mbyllet pjesa e parë. Gjirokastritët dominojnë

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Zyrtare, Rooney largohet nga Everton…

Sadik.Autor

FOTO/ Derbi Leverkusen-Bayern Munchen, por vëmendjen e mori një mi

Q.Autor

Leave a Comment