Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Inter fokusohet tek e ardhmja, ja emrat që synon Marotta

Inter nuk ka bërë asnjë lëvizje në merkaton e janarit, teksa drejtuesit po studiojnë lojtarë për të ardhmen.

Emri i parë që është siguruar tashmë është Diego Godin, i cili bashkë me Skriniar dhe De Vrij do të formojë një prapavijë të fortë sezonin tjetër.

Një tjetër lojtar që po kërkon Inter është Matteo Darmian, të cilin Marotta donte ta merrte që në janar.

Megjithatë, kërkesat e mëdha financiare të Manchester United dhe problemet me Fair Play Financiar detyruan Inter të shihte diku tjetër.

Si pasojë zikaltrit kanë afruar Cedric Soares, i cili mbetet një zgjidhje e përkohshme. E vetmja mënyrë që ai të blihet përfundimisht është nëse bën një fazë të dytë të madhe.

Një tjetër emër në listën e Ausilio-s dhe Marotta-s është Nicolo Barella, për të cilin drejtuesit kanë biseduar me Cagliari-n.

Ai kushton rreth 4-50 milionë euro, por Inter do të përfshijë disa lojtarë nga akademia për të zbutur çmimin.

Related posts

BARCELONA NIS SHITJET NË MERKATO/ Marotta gati të përfitojë për dy lojtarët “katalanas”…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/ Ngo ngre Seferin si “trofe”, bardheblutë shfrenohen në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

NDIZET “SAN SIRO”/ Politano zhbllokon shifrat pas shumë vuajtjesh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment