Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Partizani: Dominimi i bardhebluve, skuadra e Memës “flirton” me golin

E gjithë vëmendja e futbollit shqiptar është në derbin e kryeqytetit. Luhet Tirana-Partizani. Një ndër përballjet më të zjarrta të Kategorisë Superiore që ka dhuruar gjithmonë spektakël në fushë dhe jashtë saj.

Nëse fiton Tirana, do të ishte dhurata më e bukur e viteve të fundit për tifozët e saj. Fiton një derbi pas pesë vitesh, i prish punë Partizanit në rrugën për titull dhe më pas ngrohen xhepat edhe nga shpërblimi i premtuar i presidentit. Jo vetëm kaq, por një fitore në derbi mund t’i katapultonte bardheblutë fuqishëm për një vend në Europë edhe nëpërmjet kampionatit.

Do të ishte pa dyshim edhe një gëzim i madh për popullin bardheblu, që prej kohësh ka pasur një raport të tensionuar me presidentin Refik Halili. Një fitore, pra, që mund të sheshonte shumë gjëra dhe të ishte një pikënisje e një raporti krejt tjetër në të ardhmen.

Fitorja në derbi për Partizanin do të ishte “dhurata” e parë e rëndësishme për 2019-ën. Përveç kësaj, tri pikë në ndeshjen e sotme për “demat” do të përkthehej edhe si një siguri më shumë për “dhuratën” e madhe, atë që e presin prej 25 vitesh: titullin kampion.

TIRANA – PARTIZANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

30′ Dominim i Tiranës. Kërçiku dhuron spektakël nga e djathta, jep një top fantastik për Ngo, i cili gjuan me kokë nga shumë pranë, por topi shkon në duart e portiert Hoxha.

27′ Tjetër mundësi e mirë për Tiranën. Ngo shërben bukur për Kobina, i cili në afërsi të pikës së penalltisë ka provuar me një gjuajtje, por topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

24′ Drithërima në portën e Partizanit. Alban Hoxha bën shpëtimtarin dhe i mohon golin e avantazhit bardhebluve. Pas topit të harkuar nga e majta, Ngo, gjuan me kokë, por zgjatet mjaft bukur gardiani i kuq, që nuk lejon që sfera të përfundojë në rrjetë.

22′ Tensioni duket i pashmangëm në përballjen e sotme. Asani konfliktohet me Grecën, pas faullit të futbollistit të kuq ndaj Imamit. Përplasja e tretë mes futbollistëve kur ka kaluar vetëm gjysma e pjesës së parë.

19′ Goditje dënimi për Tiranën në krahun e majtë, harkon Karabeci, por topi largohet nga futbollistët e Partizanit.

16′ Hoxhallari harkon një top të rrezikshëm në zonë, por lexojnë gjithçka mbrojtësit e Partizanit, që largojnë rrezikun.

11′ Tirana provon të japë sinjalin e parë me Grecën, i cili gjuan nga brenda zonës, por topi devijohet nga Atanda dhe provon në duart e Alban Hoxhës.

9′ Tjetër përplasje në fushën e lojës. Gega ndërhyn për të qetësuar Bardhin, pas irritimit me Imamin.

7′ Skuadrat tregohen të kujdesshme, duke studiuar njëra-tjetrën. Mungojnë rastet e rrezikshme.

2′ Tension në minutat e para, Majkëll Ngo, përplaset me Telushin. Gjyqtari Jorgji këshillon të 2 futbollistët.

1′ Ka startuar supersfida në “Selman Stërmasi”. Partizani luan topin e parë nga qendra. Atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit.

Related posts

U ELEMINUA NGA TOTTENHAMI NË CHAMPIONS/ Ja reagimi i Guardiolës pas golit të anuluar nga VAR (VIDEO)

Delo.autor

KATEGORIA E PARË/ Sytë në Shkodër e Orikum, ja nëntë përballje interesante

Isa.Autor

Rusi 2018, 12 arenat ku do të zhvillohen betejat (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment