Futboll La Liga Sport

“E ARDHMJA ËSHTË…”/ Coutinho “SPIUNON” Barcelonën: Janë momente të komplikuara

Philippe Coutinho ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij të dhënë pas fitores bindëse të Barcelonës me rezultatin 6-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Sevilla, e vlefshme për Kupën e Mbretit, në të cilën braziliani realizoi dy gola.

“E ardhmja është gjithmonë e panjohur, por ajo që kam në mendje është të punoj fort. Unë vij nga një moment jo shumë i mirë, por duhet të punoj sa herë që jam në fushë, për të ndihmuar skuadrën, si dhe për tifozët që ndodhen gjithmonë aty”, deklaroi Coutinho për “beIN Sports”.

“Këto janë momente shumë të komplikuara, por unë u përpoqa që të shfrytëzojë shanset. Është e qartë që ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si duam, por duhet të vazhdosh të punosh fort”, vijoi ylli brazilian.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ BOLOGNAS/ Spalletti: Ka disa gjëra që më kanë bezdisur, duket qartë që…

Delo.autor

Alaramohet Franca/ Futbollisti i Barcelonës rrezikon Botërorin “Rusi 2018”

Sadik.Autor

JUVENTUSI MERR FRYMË/ Avokati i CR7: Akuzat për përdhunim, me dokumente të…

Isa.Autor

Leave a Comment