Futboll La Liga Sport

“KA SHANSE QË…”/ Enzo Francescoli favorizon “Los Blancos” mbi Inter: Ylli argjentinas drejt…

Një tjetër kapitull në historinë e Exequiel Palacios, mesfushorit 20-vjeçar argjentinas, aktualisht futbollist i skuadrës së River Plate në kampionatin e Argjentinës. Real Madrid është klubi më shumë i interesuar për blerjen e argjentinasit sezonin e ardhshëm.

Është vetë drejtori sportiv i River Plate, Enzo Francescoli, ai që ka raportuar nëpërmjet stacionit radiofonik argjentinas “El Mundo”, se ka zhvilluar një takim me presidentin e “Los Blancos”.

“U takova me Florentino Pérezsepse e pashë në stadium. Ka shanse që Palacios të transferohet te Real Madrid, por ai nuk e ka me nxitim, as ne dhe as Los Blancos. Ai është rrugës për atje, por për të ardhmen”, konfirmoi Francescoli.

Gjithsesi Real Madrid do të duhet të garojë fuqishëm për Palacios, pasi në gjurmën e yllit argjentinas janë edhe ekipet të tjera elitare nga Europa. Referuar raportimeve, Inter është rivali më i egër i spanjollëve në garën për argjentinasin, teksa konfirmohet që zikaltërit kanë përgatitur një ofertë prej 20 milionë euro për shërbimet e Palacios.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ PSG gjen sulmues, Icardi mund të shitet në merkaton e…

Delo.autor

E PABESUESHME/ SHOKOHET “CAMP NOU”: Barcelona ndëshkohet nga Huesca (VIDEO)

Isa.Autor

BRAZILIANI BËRTET “TIRANA, TIRANA”/ Sulmuesi Tiranës nuk i mban dot lotët pas fitimit të titullit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment