Futboll Sport

“NUK E DIMË AKOMA”/ Valverde alarmon Barçan: Messi ka një problem…

Në përfundim të ndeshjes ndaj Valencias, e përfunduar në barazim 2-2, me katalanasit që kanë rekuperuar disavantazhin, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, veç komentit të ndeshjes, është ndalur edhe te problemi fizik i Lionel Messi, autor i dygolëshit të ndeshjes.

“U krijua përshtypja se do të mund të përmbysnim gjithçka, për shkak se i mbyllëm në zonë, por në shifrat 2-2 gjtihçka u bë e vështirë në përfundim.

Ishte një pjesë e parë e çuditshme, ata e nisën mirë, por ne dominuam ndeshjen, me Valencian që shënoi golat në momentet tona më të mira. Ishte një ndëshkim i tepruar, por ne u ekspozuam shumë”, komentoi Valverde.

“Messi po vuan një shqetësim, por nuk e dimë ende sa problematik është. Do të na duhet të bëjmë teste mjekësore për të parë se në çfarë gjëndje është.

Shpresojmë që të rikuperohet. Nuk e fajësoj që nuk e mori më lehtshëm, por tani duhet të vlerësojmë gjithçka. Nuk di saktësisht se çfarë ka.

Të shohim se çfarë ka. Mendojmë se nuk është në gjëndje shumë të keqe. Po të më kishte kërkuar ta zëvendësoja, do ta kisha lënë pushim, por nuk më tha asgjë.

Nëse është në rregull atëherë do të luajë, në të kundërt, dikush tjetër do të aktivizohet”, deklaroi trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Related posts

KUSHTON 100 MILIONË EURO/ Juventusi “fut në rreth” një kampion bote

F.autor

EFEKTI “PARTIZANI”/ Halili “ultimatum” Tiranës: Dua kualifikimin me Dinamon

Delo.autor

Milani interesohet për yllin e Kombëtares gjermane (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment