Futboll Sport

SONDAZHI NË FRANCË/ Neymar ka pësuar një dëmtim serioz, ja kush është fajtori kryesor…

Neymar ka pësuar një dëmtim serioz kundër Strasbourgut, ndeshje e luajtur 23 janarin e kaluar në Kupën e Francës.

Braziliani, për rrjedhojë, do të jetë i detyruar të mungojë në sfidën e dyfishtë me Manchester United në Champions League.

Gjithsesi, sipas tetë francezëve nga dhjetë, fajtori kryesor për këtë është vetë “O’Ney”. Ky ka qenë përfundimi i një sondazhi të bërë nga “Odoxa-Groupama” për “RTL France”.

Tifozët janë të mendimit se stili i lojës i brazilianit është  “i rrezikshëm”. Vetëm 20% kanë drejtuar gishtin kundër arbitrave, duke i akuzuar këta të fundit se nuk e mbrojnë sa duhet yllin e PSG-së.

Related posts

“DUELI I TITANËVE”/ Diego Simeone: Cristiano Ronaldo është një kafshë

Delo.autor

Transferimi surprizë, Suso tek Inter?

Sadik.Autor

Edin Dzeko shënon golin e nderit ndaj Liverpoolit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment