Futboll Sport

Ronaldo nxit Juventusin për të blerë James Rodriguez

Cristiano Ronaldo fton James Rodriguezin te Juventusi. Mund të jetë pikërisht mesfushori i Bayernit, afrimi i madh i bardhezinjve në merkaton e verës.

Ronaldo dhe James kanë patur një raport të shkëlqyer që nga periudha që të dy kanë qenë pjesë e Los Blancos dhe tashmë mund të ribashkohen te Juventusi.

Gjasat janë që Bayern Munchen mos ta blejë kartonin e kolumbianit, i cili në verë do të rikthehet te Reali i Madridit.

Por edhe mundësitë për të qëndruar te klubi merengues janë të pakta për golashënuesin më të mirë të Botërorit “Brazil 2014”.

Juventusi e pëlqen shumë lojtarin dhe i shtyrë edhe nga dëshira e Ronaldos për të luajtur sërish me James, mund të tentojë blerjen e kolumbianit në verë për të bërë të lumtur CR7-ën.

Related posts

ISH-TRAJNERI I “ZONJËS SË VJETËR”/ Capello nuk i kursen kritikat për Juventusin dhe Bonuccin

Delo.autor

Tollio Tinti: Darmian nuk është në shitje, do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Unitedit

Q.Autor

PRISHTINA FITON KUPËN E KOSOVËS/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut e çon në Europë ekipin e Dallkut

Delo.autor

Leave a Comment