Futboll Sport

MCGREGOR KA NJË PASARDHËS NË RING/ Do habiteni me ngjashmërite mes dy sportistëve

Conor McGregor mund të jetë në limitet e karrierës së tij në MMA, por irlandezi do të ketë një kopje të tij të bukur brenda ringut. Bëhet fjalë për Maurice Adorf, i cili ka ngjashmëri të çuditshme me yllin e UFC.

Gjermani i talentuar ka kopjuar thuajse gjithçka nga teknika, lëvizjet madje dhe nga pamja e jashtme nënkampionin e peshave të mesme të UFC. Një gjë e tillë u pa në ringun e “Fight Club Gelsenkirchen”, ku Adorf mori fitoren e tij të dytë në karrierë.

Nga hyrja e tij në kafaz deri te mënyra se si godet të kujtonin McGregor. Lëvizje këto që duket se kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve drejt tij, që te Adorf shikojnë një McGregor të ri. Tashmë na mbetet vetëm të shikojmë ecurinë që do të ketë në ring.

 

 

Related posts

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ “Buzëqesh” Shkëmbi, titullari i Dinamos gati për ndeshjen

Delo.autor

“GRIEZMANN SHKOFSH NË DJALL, GODITE ATË M*T TOPI”/ Shikoni si ndihmësi i Setienit tërbon lojtarët e Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Juventus-Chelsea. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment