Futboll Seria A Sport

“DEL SËRISH NË HORIZONT”/ Babai i James Rodriguez: E shoh atë shumë të heshtur, Juventusi do të ishte një…

Babai i James Rodriguez ka vlerësim për Juventusin. Djali i tij është aktualisht në huazim te Bayern Munich, klub i cili, në fund të sezonit do të duhet të vendosë nëse do të paguajë 42 milionë euro për ta blerë, ose jo, sipas marrëveshjes që ka me Real Madridin.

Ky duket një skenar i largët, pasi mesfushori 27-vjeçar kolumbian nuk ka gjetur shumë hapësira me trajnerin Kovac, deri më tani. Në ditët e fundit, nga Spanja ka pasur informacione se Cristiano Ronaldo dëshiron ta marrë atë te Juventusi. Pra, në horizont del sërish pista bardhezi për James Rodriguez.

Për këtë gjë, babai i kolumbianit, Wilson, u shpreh: Ronaldo dhe James janë miq shumë të mirë dhe, siç e shoh futbollin italian sot, do të ishte një vendim i mirë”. Më tej, babai i Rodriguez pranon të ketë shumë oferta për djalin e tij, i cili e ka humbur buzëqeshjen te Bayern Munich: “E shoh atë shumë të heshtur, nuk duket aq i lumtur”. 

Related posts

Presidentja e Kroacisë i dhuron fanellën Vladimir Putinit, presidenti rus: Jemi krenar për Botërorin tonë!

Isa.Autor

CHAMPIONS CUP/ Reali e nis me humbje, Tottenhami mposht Milanin

Isa.Autor

Lëmsh me uniformat/ Korabi i dorëzohet në shtesë Vllaznisë, vendos HAJDARI

Isa.Autor

Leave a Comment