Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË PREMIER/ Mediat angleze konfirmojnë: Ja ku do ta shihni Eden Hazard në qershor

Eden Hazard do të jetë lojtar i Real Madridit në qershor. Kjo gjë konfirmohet nga burimet e “Daily Telegraph”. Kampioni belg, më parë dha një intervistë për radion franceze RMC, në një dokumentar të bërë për karrierën e tij. Në atë rast, ai përsëriti: “E di se çfarë do të bëj, e kam marrë vendimin tim”.

Ndërkohë, blutë e Londrës shpresojnë për një qëndrim të mundshëm të tij, ndaj po bëjnë çmos ta bindin që të qëndrojë te Chelsea. Klubi anglez i ka propozuar një rinovim të majmë financiar: mbi 300 mijë stërlina në javë. Aktualisht, megjithatë, nuk ka zyrtarizim të vendimit nga ana e lojtarit, i cili pret që “Los Blancos” të konfirmojnë interesin e tyre te klubi aktual.

Real Madridi ka një plan, teksa do të përdorë Kovacic, i huazuar në verë te Chelsea, si “një gur shahu” për të ulur pretendimet e klubit nga Londra, i cili e vlerëson Hazard rreth 112 milionë euro. Trajneri Maurizio Sarri përsëriti së fundi se i duhet dhënë një rrugëzgjidhje kësaj çështjeje: “Edeni është 28 vjeç. Nëse dëshiron të largohet, mendoj se duhet të shkojë. Natyrisht, shpresoj të kundërtën. Unë shpresoj se ai dëshiron të qëndrojë këtu. Për momentin ka potencialin që të jetë lojtari më i mirë në Europë”.

Në rast të largimit të Hazardit te “Los Blancos”, Chelsea mund të shikojë në shtëpi për të gjetur zëvendësuesin. Londinezët, në fakt, tashmë e kanë një marrëveshje me Christian Pulisic të Borussia Dortmund, i cili duhet të kalojë në Londër në verë. Megjithatë, zgjedhje e parë shihet ende Philippe Coutinho, i cili nuk po ndihet mirë te Barcelona.

Related posts

PËRSHËNDET ISH-SHOKUN E SKUADRËS OZIL ME SHQIPONJË/ Mbrojtësi Mustafi: Do të jesh gjithmonë “Mbreti i Asisteve”

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ 2 gola të shpejtë në superderbin Boca Juniors – River Plate (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Burnley-Arsenal. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment