Të tjera

Rrëfehet Michael Phelps: Kam tentuar disa herë të vras veten

Ish-notari amerikan Michael Phelps, sportisti me më shumë medalje olimpike (28), nga të cilat 23 të arta, ka deklaruar gjatë një takimi të zhvilluar në Chicago se disa vite më parë, kur ka qenë në depresion, ka tentuar disa herë të vrasë veten. Kjo ngjarje ka ndodhur pas Olimpiadës së vitit 2012, të zhvilluar në Londër. Duke folur në një konferencë të shëndetit mendor të organizuar në Chicago, Phelps ka folur për betejën e gjatë që ka bërë me depresionin, duke inkurajuar të rinjtë që të bëjnë si ai dhe të luftojnë për të dalë nga kriza.

 

Ish-notari amerikan Michael Phelps

32-vjeçari, tha: “Pas çdo Olimpiade kam rënë në një depresion të madh. Nuk kam dashur që të garoja më, të rikthehesha në pishinë dhe kam tentuar të vetëvritem. Të gjithë mendojnë se fama mund të sigurojë një të ardhme të sigurt, duke qenë njerëz të fortë fizikisht dhe psikolgjikisht, por jemi edhe ne njerëz me ndjenja. Por kam arritur të dal nga kriza dhe të rikthehem në pishinë fitues dhe më pas ia dola të mposhtja gjithçka, sidomos kur krijova familje dhe e pata më të lehtë shkëputjen nga sporti”, u shpreh Phelps.

Related posts

Foto/ 18 makina origjinale që të “hapin oreksin”

Q.Autor

TRAGJEDI NË BOTËRORIN E NOTIT/ Rrëzohet katit i dytë në një club nate, dy atletë të vdekur dhe…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ NBA nuk gjen paqe, 3 basketbollistë pozitivë me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment