Futboll Shqipëri Sport

SOT DITA E SË VËRTETËS/ Presidenti Duka në dorë të 54 federatave (FOTO)

Armand Duka ka sot ditën e së vërtetës me një nismë personale për të ulur Shqipërinë në qeverinë evropiane të futbollit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit garon për të dytën herë në zgjedhjet për një mandat në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Në Kongresin e 43-të të UEFA-s, i cili do t’i zhvillojë punimet në Romë, duket se numri një i FSHF-së shkon me më tepër besim dhe “garanci” se do të ketë mbështetjen e duhur nga 54 federatat e tjera me të drejtë vote.

Garancia – Herën e parë, Duka u rendit i nënti teksa ishte vetëm nëntë vota më pak sesa vendi i fundit që u bë anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Afërsia me një vend në qeverinë e futbollit, si dhe një lloj garancie më e madhe për mbështetje, duket se e ka bërë Dukën që të rifutet edhe një herë në një garë të tillë. Këtë herë, kreu i FSHF-së ka nisur më herët fushatën dhe ka qenë më i përmbajtur gjatë saj.

Duhet që llogaritë paraprake për shpërndarjen e votave të jenë edhe më ekzakte, që një kandidat humbës të rifutet në garë, ndaj këtë herë situata të jetë më premtuese dhe numri një i FSHF-së të rifutet në këtë garë. Është thuajse matematikë e pamundur që të përcaktosh shpërndarjen e votave, por përafërsisht, në bazë edhe të votimeve të kaluara, kufiri minimal mund të jetë ai i 30 votave për të siguruar një vend në Komitetin Ekzekutiv.

Zgjedhjet – Në rendin e ditës, fillimisht përcaktohet zgjedhja e presidentit të UEFA-s, por këtë herë, Aleksandër Ceferin futet pa një rival dhe do të jetë thjesht formaliteti i rikonfirmimit në detyrë. Më tej, të 55-të presidentët e federatave që aderojnë në UEFA do të votojnë për shtatë nga kandidatët.

Në fund, nga dhjetë në total, tetë prej tyre (një post në dispozicion për kandidaten e vetme femër) do të fitojnë një mandat katërvjeçar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

 

Related posts

Befason gjermani, kap skedinën e çmendur me 3 gola në minutat shtesë (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Juventus bën goditjen e madhe, “bardhezinjtë” transferojnë yllin italian

Delo.autor

ZBULOHET DATA E TRANSFERIMIT/ “El Chiringuito”: Është vendosur data për firmën e Mbappe me Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment