Futboll Sport

ASIST DHE GOLI I HARRY KANE/ Bayern e nis kampionatin me “marshin e katërt”

Bayern Munchen e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, duke fituar 0-4 në transfertë ndaj ëerder Bremen. Një autokritikë për humbjen e Superkupës së Gjermanisë.

Kampionët e nisën ndeshjen me gol, teksa që në minutën e katërt kaluan në avantazh. Harry Kane shërbeu për Sane dhe 0-1 për Bayern. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe në pjesën e parë kërkuan golin, duke e gjetur në një moment, por ishte në pozicion jashtë loje.

Edhe pjesa e dytë pati ritëm, me Bayern që dominoi si në mbajtjen e topit, ashtu edhe në raste, por goli i dytë do të vinte vetëm në minutën e 75-të, kur Davies shërben në qendër për Kane, me këtë të fundit që nuk fal. Goli i tij i parë me fanellën e Bayern.

 

 

Dy golat e tjerë erdhën në fundin e ndeshjes. Sane shënoi të tretin në 90′, ndërsa Tel kompletoi “pokerin” bavarez. Një nisje shumë e mirë e kampionëve në fuqi, që kërkon titullin e 12-të radhazi këtë sezon.

Related posts

SKANDALI/ Foli shqip me familjarët, Alioskin e largojnë nga restoranti në Maqedoni

F.autor

Ardhja e Ronaldos i heq goditjet e dënimit, mesfushori i Juventusit pranë largimit në…

Isa.Autor

“TOPI I ARTË” THELLON NDARJEN/ Luftë e hapur mes Realit dhe UEFA-s

F.autor

Leave a Comment