Shqipëri

Kryebashkiakja ndërron mendje, heq shefin e klubit dhe cakton veten si delegat me votë në Asamble

Klubi i Kategorisë së Dytë, Gramshi, është përfshirë gjithashtu në një kaos sa i përket delegatit me të drejtë vote në asamblenë zgjedhore të FSHF-së.

“Panorama Sport” mëson se fillimisht klubi i Gramshit dorëzoi një shkresë në institucionin e futbollit duke deleguar Edmond Hidën si përfaqësues me të drejtë vote në zgjedhje.

Mirëpo, me kalimin e ditëve, drejtuesit e Bashkisë Gramsh, që administrojnë klubin e futbollit, ndryshuan mendje.Kësisoj, bënë një shkresë të dytë në FSHF, ku kërkonin që të hiqej emri i shefit të klubit, Hida, dhe të caktohej si delegat me të drejtë vote kryebashkiakja e Gramshit, Luljeta Dollani. Kjo e fundit përfaqëson Partinë Socialiste.

Related posts

Shënon Busic me 11-m, Flamurtari-Atyrau përfundon 1-1

Q.Autor

“SHQIPTAR LIND, NUK BËHESH”/ Rrëfimi i babait të Nedim Bajramit: Gjyshi e ndoqi kudo, jemi edukuar me…

Delo.autor

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Cikalleshi: Jam rikthyer më i fortë nga Covid-i, të tregojmë gjak shqiptari në fushë

Delo.autor

Leave a Comment