Basketball Të tjera

Ylli i NBA-së e nis ndeshjen nga stoli për herë të parë pas 8 vitesh si titullar

Para ndeshjes së luajtur sot në NBA, ku skuadra e San Antonio Spurs u mund 94-86 në fushën e saj nga Indiana Pacers, basketbollisti veteran Tony Parker ka takuar trajnerin Gregg Popovich dhe i ka kërkuar që ta nisë ndeshjen nga stoli. Sipas tij, ka ardhur momenti që një lojtar tjetër ta nisë ndeshjen si titullar.

Dhe, në vendin e francezit, në fushë luajti si titullar Dejounte Murray, ndërsa Tony Parker e nisi ndeshjen nga stoli, për të 21-ën herë në karrierën e tij 17-vjeçare në NBA (përfshi edhe finalet e play off-it). Kjo gjë nuk ndodhte që nga viti 2010 dhe në gjithë këto vite, francezi ka qenë gjithnjë titullar kur luante me Spurs.

I thashë trajnerit Popovich se nuk ka asnjë problem ta nis ndeshjen nga stoli. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe më parë me Manu e Pau edhe për mua ka ardhur ky moment.

Dhe nëse trajneri mendon se për skuadrën është më mirë që ky ndryshim të ndodhë, unë do të jem gjithnjë gati ta mbështes atë.

E mbështes zgjedhjen e trajnerit dhe do të përpiqqem të ndihmoj Murray sa më shumë të jetë e mundur për të qenë gati në çdo ndeshje”, u shpreh basketbollisti 35-vjeçar Tony Parker, 4 herë kampion në NBA.

Related posts

Tronditet basketbolli amerikan, ylli i NBA mbyll sezonin pas dëmtimit në gju

Sadik.Autor

Tjetër finale për Nadal, kërkon titullin e 11-të edhe në Barcelonë

Sadik.Autor

Simona Halep refuzon kombëtaren për të luajtur në turneun e Doha

Q.Autor

Leave a Comment