Futboll Sport

“GJITHÇKA ËSHTË NË DORËN E TIJ”/ Sarri flet për të ardhmen e Hazardit

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, nuk është në dijeni për asnjë vendim të Eden Hazardit, nëse do të qëndrojë te “Blutë e Londrës”, apo do të largohet për Real Madridin.

Hazard tha ditë më parë se tashmë “kam vendosur për të ardhmen dhe gjithçka do të bëj të ditur shumë shpejt”.

Por, Sarri nuk është në dijeni për këtë dhe ka kërkuar nga belgu që të vendosë sa më parë.

“Do të jem i lumtur nëse ai dëshiron të qëndrojë, sepse është më i miri në Evropë, kështu që do të jem shumë i lumtur”, tha Sarri.

“Por gjithçka është në dorën e tij. Dua ta shoh atë të lumtur, ai duhet të vendos”.

28-vjeçari është pjesë e Chelsea që nga viti 2012 duke luajtur 331 ndeshje në të gjitha garat.

Related posts

“KUSH S’KËRCEN ËSHTË MORR I KUQ”/ Shikoni çfarë ndodhi pas barazimit të Skënderbeut me Partizanin (VIDEO)

Delo.autor

Liverpool fiton ndaj Southampton, ‘rrëmben’ vendin e tretë në renditje

Q.Autor

MILAN-CAGLIARI/ Paquetá dhe Krzysztof Piatek, janë sërish titullar për “Kuqezinjtë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment